KIA Historia

Historiku i korporatës KIA Motors

1944
Tregimi për prodhuesin e njohur korean te veturave fillon qysh vitin e largët 1944. Atëherë në Seul është themelua firma Kyngsung Precision Industries që merrej me prodhimin e pjesëve për biçikleta.

1950-1960
Në vitin 1951 firma ndërroi emrin në KIA Industries. Fjala KIA është përbërë nga shenja ki, që do të thotë prejardhje dhe shkronjës a që simbolizon Azinë. KIA d.m.th. »prejardhje nga Azia«. Ne vitin 1952 është prodhuar biçikleta e parë Koreane-Somcholli. Pas luftës koreane 1957 Kia për arsye te kërkesave te mëdha ndërtoi fabrikën e re në qytetin Shiheung. Vitin e njëjtë ka filluar prodhimi i skuterit të parë korean C-100.

1960-1970
Më 1961 filloi prodhimi i motoçikletës së parë C-180. Një vit pas është prezantua mjeti me tre rrota për furnizim K-360. Në vitet në vazhdim janë lansu edhe tre lloje të transportuesit për furnizim (T-1500, T-2000 dhe T-600 ) që shënojnë fillimin e industrisë automobilistike koreane.

1970-1980
Ky dhjetë vjeçar ishte shumë i suksesshëm. Vitin 1971 filloi prodhimi i kamionetit transportues TITAN. Rritja e shpejtë e prodhimit kërkonte kapacitete të reja për atë më 1973 është ndërtuar fabrika e parë Koreane e automobilave, me të njëjtën së shpejti filloi prodhimi i parë i motorit me benzinë. Të njëjtin vit u prodhua pick-up, Brisa, B-1000 e një vit më vone edhe vetura e parë koreane Brisa 1.0. Më 1976 Kia e mori prodhuesin Asia Motors në të cilën me 1978 filloi te prodhoj motorë dizel. Duke i falënderuar kualitetit të prodhimeve KIA më 1979 fitoi lejen për prodhimin e Peugeot 604 dhe Fiat 132.

1980-1990
Me 1981 u prodhua kamioni i parë Bongo. Në vitet në vazhdim janë futur modele te shumta: Seres, Besta, Pride, Concord dhe Capital. Më 1984 është themelua qendra e parë e KIA-s për hulumtim dhe zhvillim.

1990-1993
Me 1990 Kia Industries ndërroi emrin ne Kia Motors Corporation. Në sallonin e automobilave në Tokio me 1991 për herë të parë u prezantua limuzina e klasit të mesëm Sephia dhe transportuesi për teren Sportage, Vazhduan Royal, Tower cooch dhe Potentia, vitin e njëjtë KIA ne mesin e prodhuesve korean te veturave fitoi shpërblimin shtetëror në kualitetin e Kontrollit Excellence.

1994
Me rastin e festimit te 50 vjetorit te veprimtarisë Kia Motors prezantoi drejtimet e reja të zhvillimit të vet. Fabrika filloi me prodhimin e parë të motorit korean me gjashtëmbëdhjetë ventile dhe pranoi certifikatën ISO 9001. Të njëjtën kohë depërtoi në tregun e Amerikës Latine, Francë, Gjermani dhe Itali. U prezantua modeli Avella.

1995
Veturat e KIA–s arritën në Indonezi, Rusi dhe Kinë. U prezantuan dy modelet e reja: limuzina e klasit mesëm te lartë. Credos dhe kombi Pregio. Depërtim të dukshëm në kontinentin e vjetër i mundësoi themelimi i degës Kia Motors Europe.

1996-1998
Filloi prodhimi i parë i automobilit sportiv korean Elan. Më 1997 Kia Sephia II që u prodhua veçanërisht për tregun Europian. Filloi prodhimi i modelit Shuma, Enterprise dhe Retona.

1999
Dritën e ditës e pa monovolumen Carnival i parë Korean. Kia në të njëjtin vit përfundoi procesin e riorganizimit dhe u bë pjese e koncernit Hundai Motors që të dy i rendoi në prodhuesit udhëheqës korean dhe botëror. Bashkimi i tyre ishte përgjigje në krizën ekonomike Aziatike kështu që Kia dhe Hundai u forcuan në kuptimin e konkurrencës si teknikisht ashtu edhe ekonomikisht. Korporata prezantoi rend të modeleve te reja (Rio, Carens, Vista dhe Carstar).

2000
Filloi prodhimi i modelit Magnetis njëherit në treg u lansua automobili i klasës së mesme Cerato dhe Terenasi Retona Cruiser. Terenasi Sportage morri titullin e fituesit në garën Paris–Dakar.

2001
Monovolumen Carneval dhe i ripërtëri Riou lansua në treg. Kia vrullshëm u paraqit në Kinë, në njërën nga tregjet më të mëdha botërore.

2002
U lansua modeli Magnetis i ripërtërirë. Numri i veturave nga themelimi ka arritur 10 milion. U lansua Terenasi sportiv Sorento, që me dukjen estetike dhe kualitetin e përpunimit entuziazmoi botën dhe paralajmëroi drejtimet për të ardhmen e dizajnit të Kia-s.

2003
U lansua limuzina e klasit të lartë Opirus dhe Cerato i ri. Në harmoni me strategjinë e re të marketingut sportiv janë nënshkrua kontrata për sponsorim të turneve Australian Open dhe Davis Cup. Andre Agassi legjenda e tenisit botëror u bë fytyra mbrojtëse e firmës çka përmirësoi imazhin e Kia-s si markë të re dhe të orientuar si markë sportive. Kia pranoi certifikatën e kualitetit ISO 1440l. Filloi kampanja botërore për mbrojtjen e ambientit. Vlera e eksportit tejkaloi 5miliardë dollarë amerikan.

2004
U lansuan modelet Picanto, Sportage i ri Certao pesë dyersh. Filloi ndërtimi i fabrikës në Sllovaki me të cilën korporata Kia Motors ka investuar mbi 1miliard euro. Vlera e eksportit ka tejkalua 7miliard dollarë amerikan. Kia Motors është shpallë si markë automobilash me zhvillim të shpejtë në tregun Evropian.

2005
U lansuan modelet Rio dhe Carnival të ripërtëri. Kia aplikoi strategji të re globale me udhëheqjen dhe u bë partner oficiel i organizatës futbollistike FIFA prej vitit 2007 deri 2014. Në sallonin e automjeteve të Frankfurtit u prezantua Magnetis i ripërtërirë. Në Kore u hap qendra për hulumtim dhe zhvillim të teknologjisë dhe mbrojtjen e ambientit. Vlera e eksportit tejkaloi 10 milion dollarë amerikan. Përsëri Kia u shpallë si markë me zhvillim të shpejtë në tregun evropian.

2006
KIA përsëri nënshkroi kontratë për sponsorim të turneut Davis Cup dhe ngjarjen sportive Asian X games. Në sallonin e veturave në Gjenevë u prezantua Carnival i ri e ne Madrid monovolumen Carens kompakt dhe modeli Sorento i ripërtërirë. Në sallonin e veturave në Paris bota e pa cee’d vetura e parë evropiane e Kia-s, c’eed është dizajnua dhe prodhua në Evropë dhe dedikua tregut evropian. Në fund të vitit është hapur fabrika në Zhilina të Sllovakisë ku në tremujorin e parë është realizua prodhim rekord i cee'd. Tre vite radhazi Kia shënon rritje të vazhdueshme në tregun evropian. Përkushtimin e saj evropian Kia e ka dëshmuar në themelimin e qendrës për dizajn ku krijon Peter Schreyer babai i Audi TT dhe Volkswagen Beetle. Së voni i është bashkuar dizajnatori Robert Lešnik babai i Volkswagen Passat.

2007
Institute of transport management korporatën Kia Motors e emëroi si prodhuesin e vitit të veturave. Kia Motors me 33.000 të punësuar dhe 3.800 distribues në 165 shtete dhe trembëdhjetë fabrika në nëntë shtete është fabrika e gjashtë në botë për prodhimin e veturave. Përfitimet vjetore kalojnë 1.9 miliardë dollarë amerikan. Shitja tejkalon 1.348.000 vetura në vit. Kia fuqishëm depërton në tregun evropian. Dëshmi janë rrjeti prej dymijë distribuesve, hapja e fabrikës në Sllovaki dhe ndërtimi i qendrës evropiane të dizajnit teknik. Në sallonin e Gjenevës u prezantua vetura koncepte excee'd, kabrio pasardhëse e modelit cee'd. Familjes Cee'd do ti bashkëngjitet edhe pasardhësi i cee'd sporty wagon. Kia që nga 2003 deri 2006 ka lansu 12 vetura të reja apo të ripërtërira. Planet ambicioze të firmës së avancuar paralajmërojnë lansimin e 15 veturave të reja apo të ripërtërira prej vitit 2007 deri 2010. Korporata Kia Motors pa problem ka kaluar rreziqet dhe u përgjigjet provokimeve të shekullit 21 në harmoni me parullën e korporatës »Power to Suprise« shprehë aftësinë e saj që çdo herë te tejkalojë kërkesat e konsumatorit pa marrë parasysh koston e tyre.