Prezentimi Galeria Specifikimet
e-Niro i ri

Ngjyrat

Nis pamjen 360°

Teknologjitë ndihmëse

+

Tempomat radari me funksionin Stop&Go

Kontrolli i radarit përdor radarin për të rregulluar shpejtësinë dhe distancën deri te automjeti përpara. Nëse automjeti përpara përshpejton, e-Niro-ja juaj e re përshpejton deri në shpejtësinë e caktuar. Sidoqoftë, nëse automjeti përpara ngadalëson, gjithashtu ngadalëson automjeti juaj, duke ruajtur kështu një distancë të sigurt.

+

Frenimi rigjenerues i zgjuar

Frenimi rigjenerues i zgjuar ndihmon në kursimin e energjisë duke rimbushur baterinë dhe duke ju mundësuar të vozisni lehtë me vetëm një pedale. Ju mund të vendosni katër nivele të frenimit rigjenerues dhe të përdorni energji kinetike për të mbushur baterinë.

+

Sistemi parandalimit të përplasjeve (FCA)

Sistemi i parandalimit të përplasjeve (FCA) me mbrojtje për këmbësorët/çiklistët ju paralajmëron dhe frenon automatikisht nëse nuk reagoni kur detektohet një rrezik përplasjeje. Radari dhe kamera detektojnë rreziqe të mundshme në rrugën e automjetit, përfshirë këmbësorët, çiklistët dhe makinat.

+

Freni elektrik i parkimit

Freni elektrik i parkimit është i thjeshtë dhe i rehatoshëm - thjesht shtypni një buton për ta lëshuar atë. Për të lëshuar frenin, thjesht ndizni makinën.

+

Sistemi i mbajtjes së automjetit në korsi me rregullim të distancës me automjetin para (LFA)

Vozitja në tollovi trafiku është tani më e lehtë dhe më e sigurt: mbajtja e automjetit në korsi me distancë të rregullueshme nga automjeti përpara (LFA) është një sistem i avancuar që rregullon përshpejtimin, frenimin dhe kthimin e timonit në raport me automjetet para. Automjeti juaj niset automatikisht nëse niset makina para jush brenda tre sekondave pas ndaljes.

+

Karikimi pa tel i pajisjeve mobile

Bateri e zbraztë? Karikimi pa tel në një ndarje të veçantë në konsolën qendrore do të karikojë telefonin tuaj ndërsa ende jenë të fokusuar në rrugën përpara jush. Nuk ka punë me kabllo dhe karikues!

Mësoni arsyet pse e-Niro është ylli i ri i mobilitetit elektrik

Arsyet pse është kështu:

E-yll, emocionuese dhe e thjeshtë në të njëjtën kohë

Nëse përgjegjësia për natyrën, pasioni për drejtimin e automjetit dhe stili personal janë njësoj të rëndësishme për ju, ne kemi përgjigjen e duhur për ju. Është Kia e-Niro, ylli plotësisht elektrik i mobilitetit të ri që është po aq i lehtë për t’u përdorur sa karikimi i një telefoni celular! Krossoveri mahnitës Kia, i pajisur me shumë komoditet, teknologjinë më të fundit dhe një bateri jashtëzakonisht të fuqishme, ju çon në vozitjen më argëtuese pa emetime - dhe në të ardhmen!

E-ylli që arrin më së shumti

Modeli e-Niro, i cili fsheh një bateri të fuqishme 64 kW, mund të kalojë deri në 455 kilometra me një karikim të vetëm në modalitetin e kombinuar të drejtimit WLTP. Kjo gamë e madhe është pothuajse e pakrahasueshme midis automjeteve elektrike dhe ju ofron një vozitje pa brenga pa pasur nevojë të mendoni gjithmonë për karikimin tjetër. Përveç kësaj, do të ndiheni mirë gjatë udhëtimit, sepse nuk do të lëshoni molekulat e CO2 në ajër!

E-ylli, gjithmonë gati për ju

Bateria E-Niro me rreze të gjatë mund të karikohet nga 20% në 80% për pak më shumë se 42 minuta me një karikues të shpejtë, ndërsa për 54 minuta mund të karikohet plotësisht. Në këtë mënyrë, Kia juaj elektrike do të bëhet gati për të vozitur, ndërsa ju mund të shijoni një kafe në një restorant të njohur ose të bëni një shëtitje nëpër qytet. Ju gjithashtu mund të karikoni e-Niron tuaj të ri në një prizë elektrike në shtëpi për shtatë orë, për shembull gjatë natës ndërsa flini. Shpejtë dhe thjeshtë!

E-ylli të cilin e vozitni në mënyrën tuaj

E -Niro sillet ashtu si ju dëshironi - për t'iu përshtatur stilit tuaj të drejtimit, është i pajisur me një sistem përzgjedhjeje të mënyrës së drejtimit që gjithashtu siguron konsumin optimal të energjisë. Mënyra e drejtimit eko është krijuar për vozitje më të lehtë dhe përdorim më të mirë të baterisë, ndërsa mënyra e drejtimit Eco + rregullon shpejtësinë maksimale dhe konsumin e sistemit për efikasitetin më të mirë. Mënyra normale e drejtimit është më e mira për përdorim të përditshëm, ndërsa mënyra Sport përmirëson reagimin dhe përshpejtimin e motorit dhe forcon timonin për vozitje më të vendosur. Në këtë mënyrë ju mund të zgjidhni atë që ju përshtatet më së miri në momentin e caktuar.

E-ylli, gjithmonë plot energji

Se e-Niro është një makinë e zgjuar dëshmohet gjithashtu nga sistem i frenimi i zgjuar që përmirëson efikasitetin e baterisë dhe zgjat edhe më shumë distancën edhe ashtu të gjatë që e mbulon automjeti - duke përdorur teknologjinë rigjeneruese të frenimit, e-Niro mbushë baterinë gjatë frenimit. Ju mund të zgjidhni midis pesë mënyrave për të rikuperuar energjinë gjatë vozitjes, dhe ekziston edhe mënyra automatike që mundëson që e-Niro të rregullojë shpejtësinë e rikuperimit sipas kushteve aktuale të trafikut.

E-ylli që gjithmonë e gjen hapësirë

Edhe kur të gjitha vendet në e-Niro janë zënë, hapësira nuk është problem sepse mund të vendosni një sasi mbresëlënëse të bagazheve në bagazhin e tij prej 451 litra. Kjo do të thotë që ju mund të udhëtoni me pushime të pajisur me gjithçka që ju nevojitet, të përfundoni me sukses një ditë të madhe blerjesh ose të merrni të gjitha pajisjet e mundshme në një udhëtim sportiv. Dhe vozitja ende mbetet shumë e këndshme!

E-ylli me të cilin kurrë nuk do ta keni ftohtë

Një arsye tjetër e mirë pse të vozitni një e -Niro të re - si opsion gjithashtu ofron një pompë të përparuar të nxehtësisë që përdor nxehtësinë nga kondicionerët dhe pajisjet e tjera elektrike. Në këtë mënyrë, e-Niro juaj mund të kursejë baterinë, pasi pompa e nxehtësisë në dhomën e pasagjerëve riciklon në mënyrë efikase energjinë. Për shkak të ngarkesës më të ulët të baterisë, e-Niro mbulon një distancë më të gjatë!

E- ylli në të cilin keni besim

Siç i ka hije Kias, e-Niro është gjithashtu një yll i sigurisë. Sjell pajisjet më bashkëkohore të sigurisë dhe sisteme të shumta asistence që ndihmojnë në zvogëlimin e mundësisë së përplasjeve në skenarë të ndryshëm vozitjeje. Me sistemet e tij, e-Niro ofron qëndrueshmëri gjatë frenimit dhe kthesës, parandalon përplasjet, zbeh automatikisht dritat e parme, paralajmëron mospërputhje në drejtim të automjetit, qëndron në korsi, rregullon distancën nga automjeti përpara, përshpejton automatikisht kur kapërceni pasi aktivizoni sinjalin e kthesës dhe ka edhe më tepër për ta bërë udhëtimin tuaj më të sigurt!

E-ylli i pakrahasueshëm

Cilësia fituese e e-Niro-s së re dëshmohet gjithashtu nga fakti se në një test krahasues të fundit të revistës gjermane Autobild, ai tejkaloi pa probleme të gjithë konkurrencën elektrike në segmentin e tij. Sipas Autobild, e-Niro kombinon më së miri modelin e SUV dhe lëvizshmërinë elektrike, dhe gjithashtu shkëlqen në karrocerinë, vozitjen, lidhshmërinë, përvojën e vozitjes, përshpejtimin dhe, natyrisht, distancën që mbulon e që është e pakrahasueshme të siguruar nga bateria e tij. E tëra çfarë ju duhet të bëni është të njiheni me të dhe ta provoni!

Trego më shumë

Vozitja testuese

Kia bateri litium-jon të tensionit të lartë në automjetet elektrike (EV), automjete elektrike hibride (HEV) dhe automjete elektrike hibride plug-in (PHEV) janë të dizajnuara për të pasur jetë të gjatë. Bateritë mbulohen nga garancia e fabrikës së Kia, e cila është e vlefshme për 7 vjet nga regjistrimi i parë i automjetit ose deri në 150,000 km - cilado që vjen e para. Bateritë e tensionit të ulët (48V dhe 12V) në automjetet hibride të lehta (MHEV) mbulohen nga garancioni i Kia-s që mbulon një periudhë prej dy vjetësh nga regjistrimi i parë, pavarësisht kilometrazhit. Vetëm për automjetet elektrike (AE), Kia siguron 65% të kapacitetit të baterisë. Reduktimi i kapacitetit të baterisë për automjetet PHEV, HEV dhe MHEV nuk mbulohet nga garancia. Për të zvogëluar zvogëlimin e mundshëm të kapacitetit të baterisë, ndiqni udhëzimet në udhëzuesin për përdorues. Më shumë informata në lidhje me garancinë e Kia-s mund të gjenden në www.kia-kosova.com/garancion.