Nëse largoheni nga shiriti i vozitjes me automjetin tuaj, sistemi LKAS ua bënë me dijë këtë dhe drejton timonin prapa në shiritin tuaj. Nëse jeni më përqendrim të zvogëluar, sistemi DAW (Driver Attention Warning) ua tërheq vëmendjen me zë dhe me paraqitjen e simbolit të një filxhani me kafe në panelin e instrumenteve. Sistemi i dritave të gjata (HBA - High Beam Assist) me ndërrim automatik ndërmjet dritave dhe gjata dhe të shkurta parandalon pengimin e vozitësve të tjerë gjatë natës.
Kia e-Soul e re përdor sistemin e Kiasë me të cilin shmangen ose zvogëlohen pasojat e përplasjes. Sistemi mbikëqyr shpejtësinë e automjetit dhe distancën ndërmjet tij, automjeteve të tjera, çiklistëve dhe këmbësorëve dhe në mënyrë vizuale tërheq vërejtjen ngasësit për përplasjen e mundshme. Edhe timoni po ashtu reagon me dridhje, ndërsa nëse ngasësi nuk reagon, automjeti frenon automatikisht.
Sistemi i vërejtjes për automjetet në këndin e vdekur me ndihmën e sensorëve të radarit mbikëqyr këndin e vdekur dhe me paraqitjen e simbolit në pasqyrën anësore ju paralajmëron për automjetet që afrohen.
Me ndihmën e kamerës dhe sensorëve të radarit të vendosura në xhamin e përparmë, tempomati me radar rregullon shpejtësinë dhe distancën nga automjetet përpara. Nëse automjeti para juve përshpejton, e-Soul përshpejton deri te shpejtësia e caktuar. Nëse automjeti para jush ngadalëson dhe është e pamundur të ruhet shpejtësia e caktuar, sistemi ul shpejtësinë ose madje edhe e ndal automjetin. Një ndihmë më se e mirëseardhur në momentet e ngasjes me shumë ndalje dhe nisje.
Sistemi LFA, i cili është hapi kryesor zhvillimor në ngasje gjysmë-automatike, kontrollon përshpejtimin, frenimin dhe drejtimin e timonit krahasuar me automjetin përpara. Kjo ia lehtëson vozitësit ngasjen dhe e bënë më të sigurt, për shembull në rast të tollovisë në auto-udhë. Sistemi përdor kamerën dhe sensorët e radarit për të mbajtur distancën e sigurt nga automjeti përpara, ndërsa monitoron edhe shenjat horizontale për të mbajtur automjetin në mes të shiritit. LFA punon në shpejtësitë nga 0 deri 130 km / h.
Seti i baterive, i cili gjendet nën e-Soul, përmban një sistem ngrohje i cili ngroh dyshemenë e baterisë për të lehtësuar nisjen e motorit në temperatura të ulëta. Po ashtu, ndihmon tek radiusi i zvogëluar i baterisë në temperaturat e ulëta. Para udhëtimit, vetëm vendoseni kohën e programit të ngrohjes së baterisë në ekranin 10,2 inç me prekje.
Për një radius më të gjatë të baterisë, e-Soul ofron frenim regjenerues të gjeneratës së ardhshme, i cili ofron dy mënyra të punës. Duke zgjedhur - Single Pedal ose duke mbajtur dorezën e majtës pas timonit për së paku 0,5 sekonda, automjeti krejtësisht ndalet pa e shkelur frenin. Megjithatë, pas deaktivizimit të dorezës ose aktivizimit të dorezës së djathtë, sistemi kthehet në mënyrën e zakonshme të punës.
Për ata që edhe më shumë duan të përmirësojnë eksperiencën e vozitjes, e-Soul i ri ofron ndriçim të ambientit (Sound Mood Lighting) me tetë ngjyra dhe gjashtë mostra të cilat mund tb i përzgjidhni në ekranin e navigatorit, i cili përshtatet me shijen tuaj muzikore. Nuk ndryshon vetëm intensiteti i ngjyrave bashkë më muzikën e cila dëgjohet, por ndryshon edhe niveli i ndriçimit në krahasim më volumin.