Zgjatja e garancisë deri më 30 Qershor 2020

Zgjatja e garancisë deri më 30 Qershor 2020

11.5.2020

Korporata Kia Motors ka zgjatur vlefshmërinë  e garancionit për të gjitha automjetet  e cila skadon në periudhën nga 1 Shkurti deri më 31 Maj 2020. 


Kia Motors Corporation me lansimin e  programit  ‘Kia Promise’ ka premtuar një zgjatje globale nga ana e fabrikës të garancionit për të gjitha automjetet. Kia Premise, është e dedikuar klientëve të vetë për shkak të shfaqjes së pandemisë COVID – 19.


Programi zgjat vlefshmërinë e garancisë deri më 30 Qershor 2020
Premtimi Kia, e cila i perfshinë -  mbulon 142 vende dhe të gjitha automjetet për të cilat vlefshmëria e garancisë së fabrikës skadon prej  1. Shkurtit  dhe deri më  31 maj të këtij viti, zgjat garancinë për prodhimet e veta  të automjeteve deri  më 30 Qershor 2020. Kjo përfshin të gjitha vendet e BE-së, EFTA, Serbinë, BiH dhe Malin e Zi, ku Kia siguron një garanci 7-vjeçare (150,000 km ose 3 vitet e para pa kufizim të kilometrave të kaluara), dhe është e vlefshme për tërë mjetin në tërsi. 

Programi përfshin më shumë se 500,000 automjete Kia në të gjithë botën
Kia Motors vlerëson se më shumë se 500,000 klientë do të përfitojnë nga kjo pako e zgjatjes së garancisë. Për shkak të pandemisë COVID-19 dhe masave dhe kufizimeve që kanë sjellë shumë vende në luftën kundër saj, Kia Premise do të ndihmojë klientët e vetë, të cilët ndoshta  mund të mos jenë në gjendje të vizitojnë shërbimin gjatë kësaj periudhe kohore. Sangdae Kim, nënkryetar i lartë dhe kreu i mbështetjes së klientëve në Kia Motors Corporation, tha: "Duke zgjatur garancinë për automjetet e tyre  gjatë kohës së pandemisë, klientët tanë  tani kanë një shqetësim më pak. Qëllimi ynë është të heqim shqetësimet e  klientëve tanë për garancinë e automjetit gjatë  kohë së mbajtjes distancës sociale e shoqërore".

Kia Motors do të kontaktojë të gjithë klientët në mënyrë individuale
Në ditët në vijim, Kia Motors do të kontaktojë të gjithë klientët në mënyrë individuale me anë të  postë elektronike dhe do t'u sigurojë atyre më shumë informacione rreth programit Kia Premise.

Prioritet i yni është para se gjithash,  si siguria, shëndeti dhe mirëqenia e klientëve të saj, partnerëve të biznesit dhe punonjësve të saj, Kia Motors do të vazhdojë të monitorojë nga afër zhvillimin e pandemisë kudo që operon, zhvillon aktivitetin e saj. 

Kompania do të vazhdojë të bëjë përpjekje për të parandaluar përhapjen e virusit në objektet e veta, ndërsa në të njëjtën kohë do të  bashkëpunon me autoritetet federale, shtetërore dhe lokale duke përmbushur standardet më të larta të kërkuara.

E para për njerëzit. 

***

Korporata Kia Motors është një nga kompanitë më të suksesshme globale të automobilave me një sanës të fortë të makinave cilësore për të rinjtë me zemër. Fabrika është e  themeluar në vitin 1944, kompania krenohet me fabrikat e makinave në pesë vende, me  një prodhim vjetor prej më shumë se 3 milion automjeteve dhe me një rrjet të gjerë shitjesh dhe shërbimesh prej 5.050 përfaqësive të veta në rreth 190 vende. Brendi-Marka punëson më shumë se 52,000 njerëz në të gjithë botën dhe gjeneron një shumë prej  50 miliard dollarë të ardhura vjetore.  Në studimin e vitit 2019-të të  J. D. Power IQS, Kia u rendit në vendin e parë midis të gjitha Brendeve- markave në masë. Selia Evropiane ndodhet në Frankfurt, ku dhe  ndodhet qendra e dizajnimit  të projektimit të veturave të Kia-së. Qendra R&D në Rüsselsheim aty pranë luan gjithashtu një rol kryesor në zhvillimin e të gjitha modeleve evropiane. Talenti i jashtëzakonshëm në Kia konfirmohet nga mbi 70 çmime evropiane dhe ndërkombëtare të projektimit dhe dizajnimit . Kia ka statusin e një drejtuesi në modelimin, dizajnimin  e makinave dhe është fituesi i çmimeve të shumta prestigjioze, si psh. Red Dot, Good Design, , IF dhe çmiveme tjerë. Dizajni i automjeteve është një gjë kryesore që e veçon Kia nga shumë konkurrentë, por edhe një avantazh kryesor për klientët. Slogani i korporatës së  Kia-së është: - "The Power to Surprise" , ("Fuqia për të papriturat-supriza") - paraqet premtimin global të Kia-së  për të befasuar botën me një përvojë emocionuese, frymëzuese që tejkalon të gjitha pritjet.