Prezentimi Galeria Specifikimet
Kia Sorento i ri

Ngjyrat

Nis pamjen 360°

Gjithçka nën kontroll

+

SISTEMI I DETEKTIMIT TËAUTOMJETEVE NË KËNDIN E VDEKUR (BCA)

Kur doni të ndryshoni korsi, sistemi zbulon automjetet në këndin tuaj të vdekur dhe ju paralajmëron me një simbol paralajmërues në pasqyrën anësore dhe në ekranin qendror, si dhe një sinjal të dëgjueshëm. Nëse filloni të ndryshoni korsi ndërsa automjeti është në këndin tuaj të vdekur, Sorento automatikisht do të aktivojë frenat dhe do të shmangë përplasjen, dhe simbolet paralajmëruese në retrovizor dhe në ekranin qendror do të ndizen ndërsa në të njëjtën kohë do të dëgjohet paralajmërimi me tingull.

+

SISTEMI PËR PARANDALIMIN E PËRPLASJES (FCA)

Duke kombinuar të dhënat e kamerës dhe radarit nga automjeti juaj, sistemi FCA analizon të dhënat për automjetet tjera, këmbësorët ose çiklistët për të shmangur një përplasje të mundshme me ta. FCA gjithashtu vepron për të parandaluar përplasjet me automjetet kur ktheheni majtas në një kryqëzim. Nëse zbulohet një përplasje e mundshme, një sinjal paralajmërues shfaqet në panelin tuaj të instrumenteve dhe zbatohet forca maksimale e frenimit.

+

SISTEMI PËR MBAJTJEN E AUTOMJETIT NË KORSINË E VOZITJES (LKA)

Gjithmonë në anën tuaj për fokusim më të mirë: me ndihmën e një kamere në xhamin e përparmë që monitoron shenjat e rrugës, LKA ju paralajmëron në rast të një ndërrimi aksidental të korsisë (pa përdorimin e sinjalit të kthesës), korrigjon pozicionin e timonit dhe ju kthen në korsinë tuaj.

+

PARALAJMËRIMI PËR VËMENDJEN E PAKËSUAR TË VOZITËSIT (DAW)

Sistemi DAW monitoron të dhënat hyrëse të vozitësit dhe automjetit dhe paralajmëron në rast të zvogëlimit të përqendrimit. Për shembull, nëse automjeti në kolonën para jush niset e ju nuk lëvizni, sistemi do t'ju paralajmërojë. Sidoqoftë, nëse zbulon vëmendje të zvogëluar, DAW do të propozojë ndaljen.

+

SISTEMI I AVANCUAR PËR MBAJTJEN E AUTOMJETIT NË KORSINË E VOZITJES (LFA)

Vozitja autonome e nivelit të dytë e Kia-s është një hap i madh drejt vozitjes gjysmë-autonome. I kombinuar me tempomatin me radar, sistemi LFA monitoron përshpejtimin, frenimin dhe pozicionin e drejtimit në krahasim me automjetet para. Kjo do të thotë që ngasja në një tollovi është më e lehtë dhe më e sigurt. Sistemi përdor një kamerë dhe radar për të mbajtur një distancë të sigurt nga automjeti përpara dhe monitoron shenjat e rrugës për ta mbajtur automjetin në korsinë ekzistuese.

+

TEMPOMATI ME RADAR ME FUNKSIONIN STOP & GO (SCC W/S&G) I NSCC

SCC me përdorimin e kamerës dhe radarit ruan shpejtësinë e caktuar, duke ruajtur kështu një distancë të sigurt mes jush dhe automjetit përpara. Gjithashtu kontrollon përshpejtimin dhe ngadalësimin për të ndalur automjetin tuaj kur automjeti përpara e bën këtë dhe për tu nisur kur automjeti kur automjeti përpara niset. Për më tepër, SCC ndihmohet nga navigimi (NSCC) dhe sistemi e ri i avancuar i ndihmës (ADAS), të cilat mundësojnë që automobili të ngadalësojë automatikisht në çdo kthesë dhe të kontribuojë më tej në sigurinë dhe drejtimin brenda kufirit të shpejtësisë.

+

NDIHMË ME PARKIMIN NË DISTANCË (RSPA-ENTRY)

Ndihma për parkim është një ndihmë e dobishme që e bën më të lehtë për ju të parkoni ose të lini parkingun e makinave përmes parkimit ose lëvizjes automatike të automjeti. RSPA gjithashtu mundëson që automjeti të lëvizë para dhe mbrapa nga distanca, duke përdorur butonat në çelësin inteligjent.

+

PARALAJMËRIMI INTELIGJENT PËR KUFIZIMIN E SHPEJTËSISË (ISLA)

Sistemi ISLA përdor një kamerë për të lexuar shenjat e kufizimit të shpejtësisë përgjatë rrugës dhe shfaq të dhëna pranë shpejtësimatësit dhe në ekranin e navigimit. Pastaj mund të rregulloni shpejtësinë e automjetit vetë sipas kufizimeve.

+

PARALAJMËRIMI PËR TRAFIK ANËSOR PRAPA (RCCA)

Për ta bërë vozitjen prapa edhe më të sigurt - veçanërisht kur dilni nga një vend parkimi ku keni shikueshmëri të kufizuar - RCCA paralajmëron me zë dhe vizualisht shoferin dhe aktivizon automatikisht frenat, në rast se radarët zbulojnë trafik anash në korsi në të cilën hyn automjeti. Nëse shoferi zgjedh opsionin e paralajmërimit (Warning Only), sistemi do të paralajmërojë vetëm me zë dhe vizuelisht, pa frenim automatik.

+

DALJA E SIGURTË NGA AUTOMJETI (SEA)

Për të parandaluar pasagjerët në ulëset e pasme që të zbresin nga automjeti, sistemi zbulon çdo rrezik të afërt. Në rast rreziku, sistemi mbyll dyert dhe paralajmëron me zë dhe vizuelisht vizitorët e rrezikuar.

Vozitja testuese