Kia Sportage krejtësisht i ri

#NdjeniNdryshimin

Vizion i guximshëm i një SUV-i modern

I frymëzuar nga kontrastet mbresëlënëse të natyrës, Sportage-i i ri hibrid përfaqëson një vizion të guximshëm për të ardhmen, ku fuqia takohet me elegancën.

Brendësia e tij e bollshme dhe e përshtatshme, së bashku me teknologjitë e avancuara, e përmirësojnë çdo udhëtim. Në dispozicion është edhe me motor me djegie të brendshme (ICE) dhe si hibrid plug-in (PHEV).

Shikim i guximshëm përpara

Parakolpi dhe grila e përparme me dizajn tërheqës dhe emocional i japin veturës një pamje të sigurt, ku dritat LED ditore në formë "Star Map" përzihen në mënyrë të përkryer me dizajnin e përgjithshëm dhe krijojnë një efekt të fuqishëm vizual. Hapësira e madhe për hyrjen e ajrit nënvizon karakterin sportiv të veturës, ndërsa kulmi me ngjyrë të zezë të shkëlqyeshme – në kontrast me ngjyrën e karrocerisë – shton një prekje të rafinuar që nuk kalon pa u vërejtur.

Siluetë elegante me karakter sportiv

Mbrojtësit anësorë të ridizajnuar dhe elementët dekorativë theksojnë siluetën dinamike dhe forcojnë karakterin vetëbesues të veturës. Linja e zezë që shkon nën dritare dhe përreth spoiluesit të pasmë është karakteristike vetëm për versionin GT-Line. Ngjyrat e përditësuara si Magma Red dhe Wolf Grey i japin dizajnit të freskët një pamje moderne dhe të sofistikuar.

Detaje të përmirësuara në pjesën e pasme

Drita e re e kombinuar e pasme me dizajn unik “Star Map” magjeps që në shikim të parë. Parakolpi i pasëm i ridizajnuar dhe pllaka mbrojtëse e theksojnë karakterin robust dhe futurist të veturës. Pastruesi i pasmë është i fshehur në mënyrë elegante në spoiluesin e kulmit, duke përforcuar pamjen e pastër dhe të rafinuar.

Paletë e përmirësuar e rrotave

Zgjidh stilin tënd me rrota prej alumini 17”, 18” ose 19”, përfshirë versionin GT-Line. Rrotat 19” e theksojnë njëkohësisht performancën dhe dizajnin, duke krijuar një ekuilibër të përsosur ndërmjet elegancës dhe karakterit sportiv.

Hapësirë e bollshme me rehati dhe teknologji të avancuar

Uluni rehat në kabinën e veturës dhe shijoni emocionin që krijojnë ekranet e integruara të lakuara, të cilat e vendosin shoferin në qendër të përvojës. Vrimat e ajrosjes elegante dhe të fshehura shtrihen në mënyrë të përkryer përgjatë panelit të përparmë, duke theksuar një pamje të pastër dhe moderne. Teknologjia më e fundit dhe ndriçimi ambiental krijojnë një përvojë të këndshme dhe të thelluar brenda veturës.

Hapësirë e jashtëzakonshme

Dimensione më të mëdha në të gjitha drejtimet: Brendësia e përpunuar ofron gjithë hapësirën që ju nevojitet, me shumë hapësirë për këmbë për pasagjerët në rreshtin e dytë. Përveç kësaj, ofrohen shumë zgjidhje të menduara mirë për ruajtje – si për shoferin, ashtu edhe për të gjithë pasagjerët.

Përmirësime të rafinuara të brendësisë

Paraqesim dizajnin e ri të timonit me dy rreze, si për versionin bazë ashtu edhe për GT-Line, ku ky i fundit vjen me një kombinim unik bardh e zi. Brendësia gjithashtu është pasuruar me përfundime luksoze prej alumini, të kombinuara me motive teknike moderne në konzolë dhe në panele të dyerve.

Mbulesa të reja për ulëset dhe paketa ngjyrash

Opsionet dinamike të ngjyrave të brendshme i japin energji dhe gjallëri ambientit, ndërsa paketa elegante dyngjyrëshe bardh e zi ofrohet ekskluzivisht për versionin GT-Line. Në dispozicion janë edhe paketa me ngjyrë Gentle Brown, si dhe opsione me përfundim prej lëkure artificiale ose materialit semiš.

Lidhshmëri dhe rehati

Gjithçka që ju nevojitet është përpara jush

Paneli matës 12.3 inç dhe ekrani me prekje LCD 12.3 inç me rezolucion të lartë, të dy të lakuar drejt shoferit. Ata kombinojnë navigacionin, infotainment-in dhe sistemin e menusë me kontroll të thjeshtë, për një përvojë të plotë dhe të thelluar.

Për të karikuar të gjitha pajisjet gjatë lëvizjes

Telefoni juaj inteligjent është gjithmonë i karikuar gjatë vozitjes, falë karikuesit të lehtë 15W për karikim pa tel. Me portat e shpejta USB-C në pjesën e pasme të sediljeve të para, edhe pasagjerët e pasmë mund të karikojnë pajisjet e tyre inteligjente.

Grupet e fuqisë dhe pajisjet

Sportage i ri ofron një gamë të gjerë grupesh fuçie të fuqishme dhe efikase – siç është Sportage hibrid elektrik (HEV). Me teknologjinë e avancuar hibride elektrike HEV, ai ofron një përvojë pa kompromis dhe një SUV miqësor me mjedisin. Së shpejti do të jetë në dispozicion edhe si hibrid plug-in (PHEV), duke zgjeruar edhe më shumë zgjedhjet e grupeve të fuqisë.

Kënaqësi e jashtëzakonshme në drejtim

Qoftë duke vozitur në rrugët e qytetit, duke udhëtuar nëpër vend apo duke nisur një aventurë – Kia Sportage i ri siguron performancë të gjithanshme, konsum optimal të karburantit dhe kënaqësi të jashtëzakonshme në vozitje – gjithçka kjo është në dispozicion edhe në versionin GT-Line.

Vozitje e përmirësuar dhe më e sigurt

Sportage i ri ngrit përvojën tuaj të vozitjes në një nivel tjetër me funksionet më të avancuara të sigurisë dhe teknologjitë më të reja. Ai është i pajisur me sistemet më moderne të ndihmës për shoferin, të cilat ju ndihmojnë të parandaloni rreziqet e mundshme, sigurojnë kontroll më të madh në rrugë dhe ju ndihmojnë edhe gjatë parkimit.

Sistemi për parandalimin e përplasjeve

Sistemi për parandalimin e përplasjes në këndin e verbër (BCA)

Qëndroni vigjilentë dhe të sigurt: Sistemi BCA për parandalimin e përplasjes në këndin e verbër ju paralajmëron nëse gjatë ndryshimit të korsisë detekton një veturë në këndin tuaj të verbër.

FCA 2.0 – Ndërrimi i korsisë dhe shmangia automatike

Kur e ndërroni korsinë, sistemi jep një paralajmërim nëse ka rrezik përplasjeje me veturë në krah apo në këndin e vdekur. Nëse rreziku vazhdon edhe pas paralajmërimit fillestar, timoni rregullohet automatikisht për t’ju ndihmuar ta shmangni përplasjen.

FCA 2.0 – Kalimi në kryqëzim

Kur kaloni një kryqëzim, sistemi jep paralajmërim nëse ka rrezik përplasjeje me veturë që vjen nga e majta apo e djathta. Nëse rreziku vazhdon edhe pas paralajmërimit të parë, sistemi ndihmon automatikisht me frenim ose me rregullim të drejtimit për ta shmangur aksidentin.

Sistemi për ndihmën gjatë parkimit

Sistemi për parandalimin e përplasjes gjatë parkimit (PCA)

Funksioni i asistencës për parkim përpara, anash dhe pas në Sportage e bën më të thjeshtë manovrimin gjatë parkimit. Ai detekton këmbësorë ose pengesa afër, ju paralajmëron për to dhe në rast rreziku për përplasje aktivizon automatikisht frenimin emergjent për mbrojtje shtesë.

Sistemi i ndihmës për parkim të mençur në distancë (RSPA)

Parkim i qetë dhe i sigurt në distancë. Me funksionin e parkimit në distancë, Sportage juaj parkohet vetë – përpara ose prapa – me një shtypje të çelësit inteligjent. Duhet të parkojë ose të largohet nga vendi i parkimit ndërkohë që jeni jashtë veturës? Thjesht përdorni çelësin për ta lëvizur veturën përpara ose mbrapa.

Ngjyrat

  • Sportage
  • Sportage GT-Line
{{spinner.loading_percent}} %
Nis pamjen 360°
NGJYRAT {{ selected_color.name }}
{{spinner.loading_percent}} %
Nis pamjen 360°
NGJYRAT {{ selected_color.name }}

Test drive

00.
Zgjidhni automjetin që dëshironi të testoni

Ndrysho automjetin

01.
Ku dhe kur dëshironi të testoni automjetin?

Data e dëshiruar

Një përfaqësues do t’ju kontaktojë së shpejti për të koordinuar të gjitha detajet.