Garancia 7-vjeçare për automjetet e reja tregon qartë vetëbesimin tonë në cilësinë e produkteve dhe fabrikave tona në mbarë botën. Ky besim vjen nga cilësia e pjesëve tona dhe produktivitetit të lartë në fabrikat e Kija-së, dhe ne e përcjellim atë besim tek ju. 7 vjet, pa kosto shtesë. Kjo është 2,555 ditë ose 150,000 milje ngasje pa merak,brenga dhe shpenzime shumë të ulëta të mirëmbajtjes. Është një paqe mendore që siguron një garanci 7-vjeçare që është e lëvizshme, bartëse. Përveç kësaj, garancia është e transferueshme për pronarët e tjerë, e cila ruan vlerën e automjetit tuaj dhe e bën atë më tërheqës në shitjet e mëutjeshme.
Të gjitha modelet Kia-së janë të përfshira në garancinë evropiane. Garancia e përgjithshme për të gjithë automjetin është e vlefshme për 7 vjet ose deri në 150,000 kilometra (pa kufizim të kilometrazhit të kaluar për 3 vitet e para). Garancia 7-vjeçare përfaqëson më së miri tri vlerat themelore: - cilësinë, besueshmërinë dhe dinamizmin.
Falë një prej fabrikave më moderne evropiane në Zilinë të Sllovakisë, Kia klientëve të vet u ofron nivelin më të lartë të kënaqësisë - një automjet me cilësi shumë të lartë që, për shkak të garancisë më të gjatë nga fabrika, e cila gjendet në Evropë, mundëson një reduktim të konsiderueshëm në shpenzimet e mirëmbajtjes së automjeteve.
STANDARDET MË TË LARTA
Automjetet Kia janë prodhuar sipas standardeve më të larta të prodhimit në industrinë e automobilave. Për shkak të cilësisë së jashtëzakonshme të automjetit, Kia ka ofruar garancinë më të gjatë për automjetet e reja në Evropë.
GARANCIONI MË I GJATË NË EUROPË
Kia është prodhuesi i vetëm në Evropë që ofron një garanci 7-vjeçare dhe u jep klientëve një ndjenjë të plotë të kujdesit për të paktën 7 vjet.
GARANCION PËR TËR VETURËN
Garancia e Fabrikës, Garancioni i ashtuquajtur „bumper to bumper“ "parakolp për të parakolpuar, dmth. prej pjseës së përparmembrojtësit deri në mbrojtësi në pjesën e pasme" do të thotë që ju do të merrni një nivel të barabartë garancie nga dita e parë deri në diten e fundit 2,555. ditë.
BARTËJA E GARAANCIONIT
Garancia është e transferueshme tek klienti tjetër. Kjo do të thotë që Kia trevjeçare do të ketë ende garancinë e mbetur më shumë se shumica e konkurentëve tanë që ofrojnë në treg.
KOSTOT E ULTA TË MIRËMBAJTJESË
Kostot e mirëmbajtjes së automjetit tuaj do të jenë më të ulëta me këtë ofertë dhe kostoja e rishitjes mund të jetë më e madhe.
SHPENZIMET TË MBULUARA ME ANË TË GARANCIONIT
Jemi më se të bindur se mundësitë janë shumë të vogla që do të ju paraqitet nevoja për shërbime gjatë garancisë, por nëse paraqitet nevoja, mund të llogarisni tek ne, se të gjithë pjesët e këmbimit si dhe haku i punës do të mbulohen sipas garancisë që e keni.
GARANCIONI VLEN NË TË GJITHË EUROPËN
Garancia 7-vjeçare / garanci 150,000 km është e vlefshme në të gjitha vendet e BE-së (+ BiH, Serbi, Mal të Zi, Norvegji, Zvicër, Gjibraltar) dhe në përputhje me ligjet vendore të atyre shteteve.
Nuk ka mashtrim, trik, fshehtësi. Garancia vlen si tek te gjithë konkurrentët tanë, por e jona është me e gjatë. Për detaje të tjera, ju lutem që të lexoni kushtet e garancisë të cilat janë cekur.