Kia EV3 është Vetura Botërore e Vitit 2025.

  • Kia EV3 e ka fituar titullin Vetura Botërore e Vitit 2025 (World Car of the Year 2025) në ndarjen e çmimeve të programit World Car Awards
  • Çmimet World Car Awards njohin, shpërblejnë dhe inkurajojnë përsosmërinë dhe inovacionin në industrinë e automobilave që po ndryshon me shpejtësi
  • Fituesit janë zgjedhur nga një juri shumë e respektuar, e përbërë nga 96 gazetarë ndërkombëtarë të fushës së automobilizmit nga 30 shtete
  • Çmimi thekson rolin udhëheqës të Kia-s në ofrimin e zgjidhjeve të dizajnuara mirë, teknologjikisht të avancuara dhe të qëndrueshme për mobilitetin

23.6.2025


Kia EV3 është shpallur fituese absolute në ndarjen e çmimeve World Car Awards 2025. Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të ceremonisë World Car Awards, e mbajtur në kuadër të panairit ndërkombëtar të automjeteve në New York, Kia EV3 fitoi titullin prestigjioz Vetura Botërore e Vitit 2025.

“Për të gjithë në Kia është një nder i jashtëzakonshëm që EV3 ka marrë titullin Vetura Botërore e Vitit 2025. Ky çmim nënvizon udhëheqjen globale të Kia-s në ofrimin e zgjidhjeve të dizajnuara mirë, teknologjikisht të avancuara dhe të qëndrueshme për lëvizshmëri, dhe tregon se si cilësitë e larta të modelit EV3 po e riformulojnë përvojën e përdoruesit për klientët në mbarë botën,” tha Ho Sung Song, President dhe CEO i Kia-s.

Çmimet World Car Awards 2025 janë vlerësuar nga një juri prej 96 gazetarësh ndërkombëtarë të njohur të automobilizmit nga 30 vende. Me këtë fitore të EV3, Kia ka fituar tashmë gjashtë çmime në World Car Awards që nga viti 2020.



Në cilën kategori ka fituar Kia EV3 në World Car Awards 2025?
Kia EV3 ka fituar këtë titull në ndarjen e çmimeve World Car Awards 2025:
•     Vetura Botërore e Vitit 2025 (World Car of the Year 2025)

Cilat janë karakteristikat kryesore të Kia EV3?
EV3 sjell inovacionet më të fundit nga modeli i lartë EV9 tek një audiencë më e gjerë se kurrë më parë dhe vendos standarde të reja në segmentin e SUV-ve elektrikë kompaktë. Ai krenohet me një pamje të jashtme të guximshme dhe progresive dhe një brendësi inovative e praktike që përmirëson hapësirën, funksionalitetin dhe komoditetin.

EV3 ofron autonominë më të mirë në klasë – deri në 605 km – dhe mund të karikohet nga 10% në 80% për vetëm 31 minuta*, duke ofruar përdorshmëri mbresëlënëse. Dizajni i brendshëm inovativ optimizon hapësirën, rehatinë dhe qasjen, ndërsa asistenti me inteligjencë artificiale i Kia-s, sistemet e avancuara të asistencës së shoferit (ADAS) dhe funksioni i përditësimeve përmes internetit (OTA) e përmirësojnë përvojën e pronësisë me teknologji të fundit.

Më shumë informacione rreth Kia EV3 mund të gjeni këtu.

Çmimet e mëparshme World Car Awards të fituara nga Kia:
•     Kia EV9 – Vetura Botërore e Vitit 2024
•     Kia EV9 – Automjeti Elektrik Botëror 2024
•     Kia EV6 GT – Vetura Performuese Botërore 2023
•     Kia Telluride – Vetura Botërore e Vitit 2020
•     Kia Soul EV – Vetura Urbane Botërore 2020

Shënim:
*Autonomia prej 605 km dhe koha e karikimit prej 31 minutash vlejnë për versionin EV3 me bateri 81.4 kWh dhe bazohen në vlerësimin standard sipas WLTP.

Fotoja 2: (nga e majta) Siddharth Vinayak Patankar (Drejtor, Komiteti Drejtues i WCA 2025), Steven Center (COO dhe Nënkryetar Ekzekutiv për Kia America), Jens Meiners (Kryetar Emeritus, World Car Awards)