Prezentimi Galeria Specifikimet
Prezentimi Galeria Specifikimet

Ngjyrat

PAMJA 360° - SHIJONI

Posaqërisht

+

Sistemi i radarit me tempomat (SCC) me funkcion Stop@Go (Nisje@Ndalje)

Duke përdorur kamerën dhe radarin Smart Cruise Contol, ju mund të kontrolloni shpejtësinë e XCeed dhe distancën e makinës e cila lëviz përpara juve. Sistemi mban distancën nga automjeti i cili lëvizë para juve duke moduluar automatikisht shpejtësinë e automjetit tuaj. Nëse automjeti përpara juve rritë shpejtësin, XCeed vetvetiu e rritë shpejtësin ne masë të caktuar deri te vetura e cila lëvizë para juve. Nëse automjeti para juve ngadalësohet dhe nuk është në gjendje të mbajë një distancë të sigurt, sistemi do të zvogëlojë shpejtësinë ose do ta ndalojë mjetin tërsisht. Një tipar dhe sistem shumë i dobishëm, veçanërisht me sistemin "Starto-ndalo".

+

Tipari i informacionit për kufirin e shpejtësisë (ISLW)

Tipari i informacionit për kufirin e shpejtësisë ju jep të gjitha informacionet që ju nevojiten për t'ju ndihmuar të qëndroni brenda kufirit tuaj të shpejtësisë. Përdorimi i një aparati xhami të dritares lexon kufijtë e shpejtësisë dhe na informon se ku ndalohet tejkalimi dhe tregon qartë informacionin në ekranin e sistemit të navigimit dhe shpejtësinë e ngasjës.

+

Sistemi i parandalimit të përplasjes (FCA)

Sistemi FCA mund të identifikojë automjetet që afrohen dhe ​​këmbësorët që kalojnë rrugën sipas dëshirës. Përdorimi i një aparati fotografik dhe radar për të monitoruar shpejtësinë dhe distancën mes automjeteve paralajmëron drejtuesin e mjetit në rast të një rreziku të përplasjes duke aktivizuar një alarm vizual. Me kombinimin e një pjese shtesë bën zbulimin e lëvizjes së këmbësorëve gjithashtu vibron timonin . Nëse ngasësi - drejtuesi nuk reagon, makina frenon automatikisht për të shmangur ose zbutur aksidentin.

+

Paralajmërim për këndin e vdekur -pjesën e errët (BCW)

Sistemi i paralajmërimit të këndit të vdekur-verbër ka senzorë radarësh që monitorojnë këndin e verbër paralajmrojnë për mjetin që po lëviz nga ana e kundërt apo pas nesh duke u shfaqur simboli në retrovizorin anësor të jashtëm.

+

Sistemi i asistimit për parkim

Me një sistem ndihmës parkimi, kjo punë duket tepër e lehtë. Sistemi përdor sensorë para, anësor dhe të pasëm për t'ju ndihmuar me parkim paralel, anësorë dhe drejtkëndor. E tëra çfarë ju duhet të bëni është të mbani frenën, gasin dhe ndërruesin e shpejtësisë-vetë sistemi kujedeset per parkim. Mund të ju ndihmoj edhe te dilni nga parkimi paralel (vargorë).

+

Rregullimi automatik i dritave të gjata (HBA)

Kur situata lejon, XCeed automatikisht kalon në drita të gjata. Sistemi HBA punon me një kamerë të vendosur në xhamin ballorë që identifikon automjetet që lëvizin nga drejtimi i kundërt dhe automatikisht ndryshon dritat prej të gjatave në ato të shkurëta e për tu përshtatur në kushtet e drejtimit.

Familja Ceed

Vozitje test-provues